Liverpooli mposht Leicesterin me VAR (VIDEO)

Liverpool ka fituar ndeshjen e 8-të radhazi në kampionat. Skuadra e Klopp ka rrezikuar shumë dhe duhej një penallti në kohën shtesë për t’i dhënë fitoren në Anfiled. Pas kësaj fitoreje, Liverpool mbetet në krye me 24 pikë të plota.

Sadio Mane ishte ai që shënoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 40’ të takimit. Sulmuesi nga Senegali ka marrë një pasim të përsosur nga James Milner dhe ka finalizuar me shumë klas. Megjithatë të besuarit e ishit Rodgers nuk i kanë humbur shpresat dhe janë përmirësuar në pjesën e dytë. Në minutën e 80’ ka ardhur goli i barazimit me Maddison, ajo ishte goditja e parë në kuadrat e miqve.

E pabesueshme për Liverpool që ka dominuar, por nuk ka shfrytëzuar mundësitë e krijuara. Në kohën shtesë Mane është rrëzuar në zonë dhe arbitri ka akorduar penallti. Pas konsultimit me VAR, penalltia është konfirmuar dhe James Milner ka shënuar golin që i ka dhënë tri pikët vendasve. Pas ndeshjes ka plasur sherri në mes të fushës mes lojtarëve, por situata është qetësuar pas disa sekondave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here