Mancini publikon listën për dy ndeshjet e rradhës, ka një risi

Roberto Mancini ka publikuar mbrëmjen e sotme listën e futbollistëve që ka ftuar për t’i pasur në dispozicion për ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës, kur Italia do të përballet me Greqinë dhe Lihtenshteinin.

Risia e vetme në këtë listë është mbrojtësi i djathtë i Napolit, Giovanni Di Lorenzo, ndërsa nuk ka marrë një ftesë sulmuesi i Genoas, Andrea Pinamonti, për të cilin vetë Mancini tha se dëshiron ta aktivizojë si titullar.

Nuk ka marrë ftesë as Daniele De Rossi, që vuan nga një dëmtim, ndërsa është rikthyer në kombëtare talenti i Romës, Nicolo Zaniolo, i cili mungoi në shtator për shkak të shkeljeve disiplinore.

Lista e plotë:
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan); Pierluigi Gollini (Atalanta); Alex Meret (Napoli); Salvatore Sirigu (Torino).
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio); Cristiano Biraghi (Inter); Leonardo Bonucci (Juventus); Danilo D’Ambrosio (Inter); Giovanni Di Lorenzo (Napoli); Alessandro Florenzi (Roma); Armando Izzo (Torino); Gianluca Mancini (Roma); Alessio Romagnoli (Milan); Leonardo Spinazzola (Roma).
Mesfushorë: Nicolo’ Barella (Inter); Federico Bernardeschi (Juventus); Bryan Cristante (Roma); Frello Filho Jorge Luiz Jorginho (Chelsea); Stefano Sensi (Inter); Marco Verratti (Paris Saint-Germain); Nicolo’ Zaniolo (Roma).
Sulmues: Andrea Belotti (Torino); Federico Chiesa (Fiorentina); Stephan El Shaarawy (Shangai Shenhua); Vincenzo Grifo (Friburgo); Ciro Immobile (Lazio); Lorenzo Insigne (Napoli).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here