Reali e dëshiron në janar, ja çfarë vendos Donny Van de Beek

Donny Van de Beek është objektivi kryesor i Real Madridit për repartin e mesfushës.

Mesfushori i talentuar holandez ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me Ajaxin si në Eredivisie ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi ishte pranë transferimit të lojtarit në verë, por në fund dështuan negociatat me Ajaxin.

Los Blancos synojnë transferimin e lojtarit në janar, por ka qenë vet Van de Beek që ka mohuar largimin nga Ajaxi në afatin kalimtar dimëror.

“Nuk dua të largohem gjatë afatit kalimtar të janarit nga Ajaxi dhe jam i vendosur për këtë”, ka thënë fillimisht holandezi.

“Dua të qëndrojë në Ajax së paku deri në fund të sezonit dhe pastaj të shikojmë”.

“Real Madridi e di këtë vendim timin ashtu si Ajaxi. Të gjithë në klub duan qëndrimin tim dhe kjo më bënë të lumtur”, u shpreh Van de Beek për mediat holandeze.

Në rast se nuk do të transferohet në janar në Real Madrid, atëherë klubi mbretëror do të tentoj transferimin e holandezit në verën e vitit 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here