Eriksen drejt largimit, Tottenham ka gjetur pasuesin e danezit!

Tottenham nis punën për të siguruar zëvendësuesin e Christian Eriksen për sezonin e ardhshëm.

Danezit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe me shumë mundësi destinacioni i tij i ri do të jetë Real Madridi, skuadër që ka kohë që e ndjek me interes mesfushorin.

Për të mos u gjendur të papërgatitur përballë një largimi me peshë, drejtuesit e “Spurs”-ave kanë piketuar si pasuesin ideal të 27-vjeçarit, James Maddison, që aktivizohet me skuadrën e Leicester.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here