MOVIOLA| Genoa-Milan/ Arbitri jep kartonë me shumicë, por edhe dy penallti të drejta

Në menaxhimin e kartonëve u tregua i drejtë, por arbitri Mauricio Mariani zbatoi rregulloren edhe në dy 11-metërshat që akordoi. I pari, për Milanin, ishte në minutën e 53-të, kur Biraski preku topin më dorë në zonë.

“Bilbili” i sfidës u konsultua edhe me imazhet e vëna në dispozicion nga VAR-i dhe penalltia për kuqezinjtë ishte e drejtë, sepse mbrojtësi, duke prekur topin me dorë, ndal një aksion të qartë goli të Leaos. Arsyeja e dytë është shkak edhe për kartonin e kuq të Biraskit.

Reina penalltia

E drejtë edhe penalltia për Xhenoan në minutën e 89-të. Vërtet Kuame është në rrëzim e sipër, por megjithatë Reina e prek këmbën e sulmuesit xhenoan. “Gabimi” i Marianit qëndron në faktin që nuk konsulton teknologjinë dhe akordon 11-metërsh, megjithëse kolegëve u ankohet për cilësinë e dobët të sinjalit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here