VIDEO/ Arriti fitoren e parë tek ekipi i ri, Maradona bën xhiron e rrjetit me kërcimin e tij

Skuadra argjentinase Gimansia e cila drejtohet nga Diego Maradona, ka arritur fitoren e parë për këtë sezon, teksa kanë mposhtur me rezultatin 2-4 Godoi Kruz, në transfertë.

Kjo ishte fitorja e parë për skuadrën argjentinase, teksa në 9 ndeshjet e fundit kishte arritur një barazim dhe 8 humbje.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjet, lojtarët dhe trajneri i Gimnasias, ishin shumë të lumtur.

Maradona ka dhuruar spektakël me vete në dhomat e zhveshjes, teksa i gëzuar nga fitorja bën një kërcim, që po bën xhiron e rrjetit.

Legjenda argjentinase ka bërë një kërcim unik, i cili ka magjepsur të gjithë futbollistët që ndodheshin aty.

Për më shumë shikoni videon:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here