Arsenali përgatit një përforcim bombë prej 60 miliona eurove në merkaton e janarit!

Drejtuesit e Arsenalit kanë vendosur që ta përforcojnë skuadrën e tyre në merakton e janarit.

Vendi i tretë pas 8 ndeshjeve të luajtura nuk është keq, por Arsenali mund të ishte në pozitë më të mirë nëse mbrojta nuk do të gabonte në disa ndeshje.

Fakti që Arsenali ka pranuar 11 gola ka ndezur alarmin te drejtuesit e Topçinjëve, të cilët janë të gatshëm të marrin masa.

Sipas informacioneve të fundit Arsenali është i interesuar që në janar ta transferojë Dayot Upamecano nga RB Leipzig.

Për mbrojtësin e talentuar siç shkruan Bild, Arsenali është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here