E bujshme: Nëna e Rabiot e pakënaqur me Juventusin, fillon bisedimet me…

Mesfushori i Juventusit Adrien Rabiot, i cili iu bashkua Biankonerëve verën e kaluar duket se mund të largohet nga Zonja e Vjetër.

Nëna e tij e cila njëherit është edhe agjentja e tij, është e pakënaqur me statusin e Rabiot te Juventusi, raporton Don Balon.

Francezi iu bashkua Juventusit si lojtarë i lirë nga PSG, mirëpo deri më tani francezi ka luajtur vetëm 194 minuta me Biankonerët.

Nëna e Rabiot ka kontaktuar kampionët e Spanjës, Barcelonën të cilët ishin të interesuar për 24-vjeçarin.

Në rast se ky lajm është i vërtetë, atëherë kjo do të jetë një tjetër goditje për karrierën e Rabiot, i cili pati probleme edhe te PSG.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here