U lëndua në derbi: Ja sa do të mungojë Sensi

Stefano Sensi iu bashkua Interit verën e kaluar dhe u tregua si një përforcim i shkëqyeshëm.

Sensi për një kohë të shkurtë u etablua si njëri nga lojtarët më të mirë në skuadër. Italiani është shndërruar në një kreator të lojës te Interi.

Në derbin me Juventusin Sensi pësoi lëndim dhe u detyrua ta braktis ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë dhe që pas daljes së tij skuadra e Interit nuk ishte ajo e njejta.

Sensi ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të mungojë në ndeshjet e përfaqësueses së Italisë, ndërsa pritet të rikthehet pas pauzës së kombëtareve.

Mediat italiane raportojnë se Sensi nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz dhe se ky është një lajm i shkëlqyeshëm për Antonio Conten.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here