Zbulohet moduli, ja si mund të luajë Milani me Piolin trajner

Ardhja e Stefano Piolit do të ndikonte jo vetëm në hierarkitë e skuadrës, por edhe në modulin e saj. Nga 4-3-1-2-shi i Xhampaolos me shumë mundësi do të kalohet në 4-2-3-1, një modul shumë i dashur për 54-vjeçarin.

Teksa prapavija duket e konsoliduar me Romanjoli-Muzakio në qendër dhe Hernandez e Kalabria nga krahët, fare pak probleme paraqet sulmi.

Pyka do të ishte Piontek, teksa treshja pas tij do të kishte një larmi zgjedhjesh pasi mund të përbëhej nga Çalhanoglu-PaketaSuso, por edhe nga Leao-Rebiç-Kastijeho. Gjithçka do të jetë çështje kohe dhe zgjedhjesh me Piolin që rebusin e vërtetë do ta ketë në mesfushë.

Dyshja përpara mbrojtjes kërkon patjetër një regjisor që mund të jetë njeri mes Benaserit dhe Bilias, me këtë të fundit të favorizuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here