Çmendet Manchester United: 150 milionë euro për dyshen e Leicester!

Manchester United raportohet se është gati të bëjë çmenduria për të blerë dyshen e Leicester City-t James Maddison dhe Ben Chilwell.

Skuadra e Solskjaer ka bërë një start të tmerrshëm të sezonit, duke marrë vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e para të Premier League.

Dhe për të përmbysur këtë situatë, klubi ka identifikuar dy yjet angleze si objektivat kryesorë sipas The Sun.

Megjithatë, Blerja e dyshes së Leicester, të cilët janë nga 22-vjeç, mund të kushtojnë 150 milionë euro së bashku.  Portali anglez raporton se klubi do t’i japë në dispozicion një shumë të madhe trajnerit në mënyrë që ta shpenzojë në merkaton e janarit.

Maddison ka shkëlqyer këtë sezon dhe ka shënuar golin e fitores ndaj Tottenham muajin e kaluar, ndërsa Chilwell është një titullar i padiskutueshëm te Dhelprat dhe një nga të preferuarit e Gareth Southgate në kombëtaren angleze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here