E bujshme: Inter transferon yllin e Bayernit në merkaton e janarit

Interi është interesuar për blerjen e Thomas Muller dhe do të mundohet ta shkëmbejë me Ivan Perisic nëse do t’i jepet mundësia.

Gjermani e ka bërë të qartë se është i pakënaqur te Bayern Munich dhe Bild pretendon se ai do të largohet në janar sepse nuk ka vend për të në skuadër.

Sipas calciomercato, Interi është interesuar për Muller dhe është gati të tentojë për firmën e tij në merkaton e dimrit, duke përdorur edhe kartonin e Perisic.

Bayern ka opsionin për të blerë Perisic për 25 milionë euro dhe kroati e ka nisur mirë aventurën e tij në Gjermani. Marrëdhëniet e mira mes dy klubeve mund ta finalizojnë këtë marrëveshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here