Me ardhjen e Piolit mbrojtësi i Milanit transferohet në Premier League?

Aventura e Giampaolos te Milani nuk zgjati shumë dhe drejtimin e Rosonerëve dje e mori Stefano Pioli.

Pioli sot zhvilloi seancën e dytë stërvitore, ndërsa përveç trajnerit të ri, tifozët e Milanit i janë gëzuar edhe rikthimit të Caldaras.

Me ardhjen e Piolit, Milani mund ta nxjerr në shitje mbrojtësin e saj të majtë Rodriguez.

Interesim për zviceranin ka shfaqur Everton, pasiqë trajneri portugez Silva e sheh Rodriguezin si përforcimin ideal për skuadrëne  tij në merkaton e janarit.

Mbetet ta shohim se a do të jetë Silva trajner i Evertonit deri në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here