Milan i ri me skemën e vjetër, Pioli e nis punën nga Bilja dhe Leao. Çalhanoglu mbetet jashtë “loje”

Milani i ri do të rifillojë të luajë me skemën 4-3-3. Aventura e shkurtër e Xhampaolos u mbyll keq kështu që Pioli tashmë ka në dorë “çelsat” e Milanit të ri dhe ka nisur qysh dje nga puna.

Treshja e sulmit të Djallit”, sipas “Sport Mediaset”, do të jetë Suso- Leao-Piontek. Polaku do të ketë në shpinë dy lojtarë të shpejtë, që do ta ndihmojnë të gjejë rrugën e rrjetës, por këtë herë me aksion dhe jo penallti.

Në mesfushë dorë të lirë do të ketë Lukas Bilja, një i njohur i vjetër i Piolit, që kanë bashkëpunuar më parë te Lacio. Në krah të argjentinasit do të jenë Kesi dhe Paketa.

Ndërkaq në mbrojtje do të luajnë Kalabria, Musakio, Romanjoli dhe Hernandez. Në rrezik tashmë me ardhjen e Piolit do të jetë turku Çalhanoglu, që nuk do të bëjë pjesë në planet e teknikut të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here