Muller drejt largimit, Bayerni ka gjetur pasuesin e tij në Premier League

Pas deklaratës së Thomas Muller se mund të largohet nga Bayern Munich në janar, nëse situata nuk do të ndryshonte, spanjollja AS raporton se klubi gjerman do ta ketë gati pasardhësin e tij.

Bëhet fjalë për Christian Eriksen të Tottenham, i cili do të ishte një zëvendësues i nivelit të lartë për kampionët e Gjermanisë.

Eriksen është një lojtar që pëlqehet jashtë mase nga trajneri bavarez Niko Kovac. Kontrata e danezit skadon në fund të sezonit dhe ai mund të blihet në dimër për një shifër 30 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here