Venger zbulon prapaskenat: Bayerni na manipuloi për…

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, u shpreh për “beIn” se Bajerni i Mynihut luajti pisët jashtë fushave të lojës për t’i rrëmbyer skuadrës angleze Serge Gnabrinë në 2016-ën.

“Gnabri ishte një nga lojtarët më të talentuar që kam pasur. Gjithmonë kam menduar se ai mund të bëhet dikush. Por Bajerni manipuloi lojtarin duke i sugjeruar atij një kalim te Verder Bremen që do të shërbente më pas si trampolinë për të luajtur me ta”, tha Venger.

“Ai erdhi nga Uest Bromuiç në një gjendje jo shumë të mirë, por unë i njihja aftësitë e tij dhe u mundova ta rris atë si futbollist. Më pas të gjithë e dimë se çfarë ndodhi”, përfundoi trajneri francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here