Arsenali i ka vendosur ultimatum Emeryt: Nëse nuk bën atë, shkarkohet

Unai Emery e ka një “stacion”, ku duhet të arrijë në fund të sezonit, në të kundërt nuk do ta gëzojë më tej postin që mban.

Trajneri spanjoll duhet ta kualifikojë Arsenalin në Ligën e Kampionëve (pra, të zërë një nga top 4 vendet e Premier League, ose të fitojë Ligën e Europës), që të vazhdojë të jetë në drejtimin e londinezëve.

Emery ka shpenzuar 152 milionë paundë gjatë merkatos së verës, për ta përforcuar skuadrën me lojtarë cilësorë dhe përmbushur këtë objektiv të panegociueshëm për klubin. Raul Sanllehi, drejtues i lartë i Arsenalit, ka paralajmëruar: “Ne i thamë trajnerit se e humbëm kualifikimin në Champions sezonin kaluar, por këtë herë, me një skuadër mjaft të përforcuar, duam ta arrish këtë objektiv. Situata e Ozil, që nuk po luan? Politika e Unai Emery ka qenë gjithmonë e tillë: do të aktivizohet ai që punon më shumë në stërvitje”.

Gjatë merkatos së verës, drejtuesit e “Topçinjve” bënë shpenzime të mëdha, duke thyer rekordin e transferimeve të klubit përmes Nicolas Pepe. Lojtarin francez e morën nga Lille për 72 milionë paundë. Nga Real Madridi erdhi Ceballos për 15 milionë paundë të tjera, ndërsa 25 milionë shkuan në arkat e Celtic për Keltan Tierney, pa harruar edhe 7 milionë paundët për marrjen e David Luiz nga blutë e Londrës. Dy futbollistë të tjerë, të blerë nga Arsenali, janë William Saliba (27 milionë) dhe Gabriel Martinelli (6 milionë).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here