Bartomeu përgatit bombën e rradhës: Barcelona futet në garë për yllin 100 milionësh

Barcelona duket se e ka piketuar objektivin e ardhshëm të merkatos.

Drejtuesit katalanas ishin të pranishëm në sfidën miqësore Gjermani-Argjentinë, ku vëzhguan nga afër Kai Havertz, i cili ishte autor edhe i një prej golave.

Ylli gjerman duket se i ka bindur tërësisht drejtuesit e Barçës që ta mendojnë seriozisht blerjen e tij. Gjithsesi, në këtë aspekt do të kenë konkurrencën e fortë të Bayern Munchen, që thuhet se kanë edhe një marrëveshje paraprake me mesfushorin.

Pavarësisht kësaj, mediat në Spanjë shkruajnë se katalanasit kanë nisur të planifikojnë edhe bisedimet e para me Leverkusen, që ka edhe në zotërim kartonin e Havertz.

“Aspirinat” kërkojnë kërkojnë të paktën 100 milionë euro për të lënë të lirë xhevahirin e tyre, por gjithsesi ky fakt nuk pritet ta trembë Barcelonën, që duket se i ka idetë e qarta dhe është bindur plotësisht për aftësitë e 20-vjeçarit. Bayerni duket i paralajmëruar…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here