Bisedimet kanë filluar: Milan përgatit një përforcim në mbrojtje nga Bundesliga

Milani e ka nisur mes shumë problemeve këtë sezon, ku ende pa u mbushur dy muaj nga fillimi i sezonit shkarkoi trajnerin Giampaolo, duke emëruar Piolin.

Fajtor për këtë gjendjen shihen dhe drejtuesit, të cilët përveç trajnerit, akuzohen se kanë gabuar dhe në merkato. Pikërisht në lidhje me afatin kalimtar, në selinë kuqezi, duket se kanë nisur të mendojnë që tani.

Emri i Ozan Kabak ka nisur të përflitet përsëri në ambientet e Milanit, me agjentin e turkut që ka pasur një takim së fundmi në Milano me drejtues të kuqezinjve. Sipas asaj që raporton Milan news, po diskutohet edhe një herë kalimi i Kabak në San Siro, pasi te Schalke nuk ka gjetur hapësira, kjo dhe si pasojë e dëmtimeve.

Kujtojmë, në verë Kabak i refuzoi bujshëm, si Milanin ashtu edhe Bayernin, për të kaluar nga Stuttgart te Schalke, ku mendoi se do të kishte më shumë besim dhe më shumë minuta në këmbë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here