Guardiola dëshiron yllin e Serie A te City

Fabian Ruiz është njëri nga lojtarët më të kërkuar kohëve të fundit. 

Në verën e vitit 2018, Ruiz u transferua te Napoli nga Real Betis dhe që atëherë spanjolli po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Ruiz është ende i ri dhe ka kohë para tij, por me maturin që ai shfaq në fushë ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Interesim për Ruiz kanë shfaqur Barcelona, Real Madrid, Liverpool dhe së fundmi Manchester City.

Guardiola ia ka kërkuar drejtuesve të Cityt transferimin e Ruiz, mirëpo Napoli nuk dëshiron ta shesë atë.

Megjithatë në rast se në adresë të tyre vjen ndonjë ofertë stratosferike, atëherë Napoletanët do ta lirojnë Ruiz.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here