Zbulohet objektivi kryesorë i Milanit për merkaton e janarit, ai është një sulmues!

Milani do të tentojë në merkaton e janarit ta transferojë një tjetër sulmues nga Lille, pas Rafael Leaos.

Rosonerët transferuan Leaon verën e kaluar për shifrën e 28 miliona eurove dhe deri më tani portugezi po tregohet si një përforcim i qëlluar.

Leao shënoi golin e parë për Milanin ndaj Fiorentinës duke dribluar dy mbrojtës.

Calciomercato.com, raporton se Milani tani synon një tjetër transferim nga Lille. Bëhet fjalë për sulmuesin e ri të Lille Victor Osimhen.

Osimhen ka shënuar shtatë gola dhe dy asistime në këtë sezon. Nigeriani është i pëlqyer nga Maldini, Massara dhe Boban.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here