I verboi shqiponja: Tifozët serb ndërpresin ndeshjen mes Brescias dhe Vojvodinës pasi u shfaq flamuri shqipëtar (VIDEO)

0

Lalatoviq në sulm të shqiptarëve, ofendime brutale për lojtarët e Vojvodinës dhe nderprerje dueli, prishje e festës në Itali, kështu shkarravisin mediat serbe.

Serbët si gjithmonë shkaktojnë problemet kudo që shkojnë kjo ndodhi edhe në një ndeshjes miqësore mes Brescia dhe Vojvodinës së Novi Sadit.

“Në vend të një shfaqje të bukur futbolli në Brescia ku lojtarët e Vojvodinën luanin në një ndeshje miqësore, një skandal i madh ndodhi nga një grup tifozësh shqiptarësh që fyen lojtarët e klubit nga Novi Sadi, por edhe trajnerin Nenad Lalatoviq.

Lalatoviq u përjashtua nga loja, pasi u ankua te gjyqtari në minutën e 33-të pas epërsisë së Brescia 2:0 dhe më pas vendosi ta nxjerr gjithë skuadrën nga fusha.

Shkaku se një grup shqiptarësh fyen me brohoritjet “C..gan..”, akuzojnë siç dinë mediat serbe.

Prapë vazhdojë ndeshja, prapë u ndërpre. Disa media serbe raportojnë se pasi që tifozë të panjohur në rrethojat e stadiumit kishin vendosur një flamur kuq e zi të Shqipërisë, atëherë futen në fushë disa tifozë serb dhe aty ndërpritet ndeshja.

“Në minutën e 52-të, flamujt shqiptarë u shfaqën në stadium”, shkruan Dnevnik nga Novi Sadi.

“Ndeshja nuk mbaroi për shkak të provokimit të tifozëve shqiptarë, pas së cilës u vendos që të mos vazhdojë më”, shkruan mes të tjera Republika.rs.

Reklama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here