Altintop: Debati Neur – Ter Stegen është debat luksi

Manuel Neuer është portieri që ka qenë zgjedhja e parë tash e sa vite për kombëtaren e Gjermanisë, nën urdhrat e Joachim Low.

Por, forma e lartë e treguar nga Marc Andre Ter – Stegen ka bërë që të lind një debat i madh në Gjermani, mbi atë se kush duhet të jetë numri 1.

Një koment lidhur me këtë çështje ka dhënë edhe ish ylli i Bayern Munich, Hamit Altintop, i cili ka thënë se ky është debat luksi.

“Ky është një problem i këndshëm për Gjermaninë, kur ke dy portierë të atij niveli” ka thënë Altintop për ‘Goal’.

“Është problem i mirë. Luksoz madje. Manuel Neuer ndoshta është portieri më i mriz, por zgjedhja e dytë është shumë e mirë gjithashtu. Besoj se atmosfera është e mirë mes dy portierëve” ka thënë tutje ish ylli i Bayern.

Ter Stegen mbroji portën e Gjermanisë në ndeshjen e fundit, ku ‘Panzerët’ luajtën baras 2:2 me Argjentinën.

Neuer në anën tjetër ka konfirmuar se situata mes dy portierëve është shumë e mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here