Bombë: Milan përgatit 65 milionë euro për dyshen e Barcelonës

Milani mund të tentojë transferimin e dyshes së Barcelonës në merkaton e janarit, raportojë mediat italiane.

Siç shkruan Corriere della Serra, drejtuesit e Milanit kanë njoftuar Piolin se klubi do të kërkojë përforcime në merkaton e janarit.

Boban javën e kaluar deklaroi se është penduar që nuk ka transferuar lojtarë me eksperiencë gjatë merkatos së verës dhe se një gjë të tillë do ta bëjë në atë të janarit.

Milan është njëri nga klubet e interesuara për shërbimet e Ivan Rakitic, i cili pritet të largohet nga Barcelona në janar. Mirëpo përveç kroatit, Milani ka shfaqur interesim edhe për Carlos Alena.

21-vjeçari ka luajtur vetëm 45 minuta këtë sezon në La Liga dhe është i gatshëm të largohet nga Camp Nou në janar.

Rakitic vlerësohet 35 milionë euro, ndërsa Alena 30 milionë. Rosonerët janë të gatshëm ta hapin thesarin dhe të hidhen në sulm për dyshen e Barcelonës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here