Euro 2020: Kualifikueset vazhdojnë sot me 8 përballje të tjera interesante

Sot do të zbresin në fushë disa prej kombëtareve nga grupi C, G, E dhe I, për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt Euro 2020.

Në Grupin C, fillimisht nga ora 18:00 luan kombëtarja e Holandës kundër asaj së Bjellorusisë, për të vazhduar më pas me ndeshjen Estoni – Gjermani, që luhet me fillim nga ora 20:45.

Në Grupin E vlen të përmendet ndeshja Uells – Kroaci, e cila luhet në orarin e njëjtë me Gjermaninë, kurse në dy grupet tjera nuk ka ndonjë ndeshje që zgjon interesim të madh.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha ndeshjet  që do të luhen sot, në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here