Neymar lëndohet sërish

Po luhet në këto momente ndeshja miqësore, midis Brazilit dhe Nigerisë.

Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e kombëtares afrikane, të cilët gjetën golin falë Zhoe Aribo në minutën e 35’.

Menjëherë sapo ka nisur pjesa e dytë, Brazili është hedhur në sulm dhe ka gjetur golin me mesfushorin Kasemiro. Ky i fundit dërgoi topin në rrjetë, pas një traversë të goditur më parë nga një prej lojtarëve të “seleçaos”. Megjithatë lajmi i keq në këtë ndeshje për të besuarit e Tites, është një dëmtim i Nejmarit, më këtë të fundit i cili u detyrua të largohet në minutën e 12’ të ndeshjes, për t’i lënë vendin Kutinjos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here