Buffon emëron dy futbollistët që do ta fitojnë Topin e Artë në të ardhmen

Paris Saint-Germain's Brazilian forward Neymar (L) shkae shands of Paris Saint-Germain's French forward Kylian M'Bappe after scoring a goal during the UEFA Champions League football match between Paris Saint-Germain and Bayern Munich on September 27, 2017 at the Parc des Princes stadium in Paris. / AFP PHOTO / FRANCK FIFE (Photo credit should read FRANCK FIFE/AFP/Getty Images)

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon beson se dy ish-shokët e tij të skuadrës te Paris Saint-Germain do të luftojnë për të fituar Topin e Artë në vitet në vazhdim.

Legjenda e futbollit italian, i cili u rikthye në Serie A këtë vit pas një sezoni me PSG, mendon se Neymar dhe Kylian Mbappe do të jenë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo i ri, në atë që të dy do të shtyhen për ta fituar çmimin prestigjioz individual.

Duke folur në një intervistë për Eurosport, portieri 41-vjeçar shprehu lavdërimin për dyshen në fjalë.

“Gjatë sezonit tim në PSG pata mundësinë të luaja me dy fituesit e ardhshëm të Topit të Artë”, tha ai.

“Po flas për Neymar dhe Kylian Mbappe. Këta janë dy talent të jashtëzakonshëm”.

“Ata janë pjesë e arsyes që unë shkova në PSG. Kylian ka botën në duart e tij. Nëse ai thotë me vete: “Unë duhet ta fitoj Topin e Artë pesë herë në dhjetë vjet,” ai do ta bëjë atë. Gjithçka varet nga ai”, deklaroi Buffon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here