Kualifikoi Italinë në Europian, merret vendimi për të ardhmen e Mancinit

E zeza mbi të bardhë në kontratë, “vendosin” që Roberto Mançini do të jetë trajneri i kombëtares italiane të paktën deri në vitin 2022, vit i Kupës së Botës, që do të zhvillohet në Katar.

Siç raportojnë mediat italiane, federata ka vendosur që për të paktë tre vitet e ardhshme t’i besojë përfaqësuesen Mançinit, i cili e kualifikoi në Europianin e 2020-ës.

Skuadra që ka krijuar Mançini është simpatike dhe sulmuese. Trajneri ka ftuar në ekip shumë lojtarë të rinj dhe ka bërë një rinovim, duke sjellë dhe rezultate.

Deri më tani ka arritur të marrë 10 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje në 16 ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here