Ide e çmendur tek Interi, zikaltrit gati të rikthejnë Ibrahimoviçin

Inter Milan's Zlatan Ibrahimovic (R) vies for the ball with AC Milan's Paolo Maldini during their Serie A football match against AC Milan at Milan's San Siro Stadium on September 28, 2008. AFP PHOTO/ Filippo MONTEFORTE (Photo credit should read FILIPPO MONTEFORTE/AFP/Getty Images)

Për momentin Antonio Konte ka vetëm tre sulmues në dispozicion dhe një Sebastiano Espozito që është vetëm 17 vjeç. Ndaj, gjuetia për një sulmues tjetër sapo ka nisur në shtëpinë e zikaltërve. Në axhendën e Bepe Marotës dhe Piero Auzilios ka shumë emra sulmuesish, ndër ta edhe ai i Zlatan Ibrahimoviçit.

Suedezi ka qenë edhe më parë pjesë e Interit, duke fituar tri kampionate rresht me zikaltrit, përpara se të kalonte te Barcelona. Pasi përfundoi aventurën më Amerikë me Los Axhelos Glaksi, Ibra mund të rikthehet në Itali si një lojtar i lirë, çka do të thotë se nuk do t’u kushtonte asnjë qindarkë italianëve, të cilët duhet të bien dakord vetëm për pagën e tij, e cila nuk do të ishte një problem për Interin. Kontes do t’i pëlqente shumë të kishte në skuadër një lojtar me eksperiencë si të Ibras, që e njeh shumë mirë kampionatin italian. Por, në garë për suedezin janë edhe skuadra të tjera.

Në Serinë A, Fiorentina ka shfaqur gjithashtu interes për lojtarin. Presidenca vjollcë kërkon të afrojë në skuadër lojtarë të tjerë me emër, përveç atyre që ka. Kujtojmë se në këtë sezon për skuadrën e Montelës luajnë lojtarë si Frank Riberi dhe Kevin Princ Boateng.

Ndërkohë, Interi nuk i ka hedhur sytë vetëm nga Ibrahimoviçi, por edhe nga sulmues të tjerë. Kështu, Mario Manxhukiç dhe Olivie Zhiru janë dy lojtarët e tjerë në listën e Marotës që nuk kërkon kurrsesi të lërë pa sulmues alternativ Antonio Konten në këtë fazë të sezonit. Interi renditet në vendin e dytë në Serinë A, me 6 fitore dhe 1 humbje. Objektivi është i qartë për 18 herë kampionët e Serisë A, të rikthejnë në skuadër titullin, i cili me ardhjen e Kontes duket se është më se i arritshëm për ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here