E bujshme: Allegri drejt Premier League, por jo te United!

Massimiliano Allegri vazhdon të pushojë pas aventurës pesë vjeçare me Juventusin.

Italiani ka marrë disa oferta kohëve të fundit dhe emri i tij është më së shumti i lidhur me Manchester United.

Por siç raporton Daily Star, Everton është klubi i fundit që dëshiron italianin për trajner.

Everton nuk e ka nisuar aspak mirë sezonin e ri nën drejtimin e Marco Silvas dhe gjenden pranë zonës së rënies nga Premier League. Drejtuesit kanë filluar të mendojnë për shkarkimin e Silvas dhe kanë piketuar Allegrin si trajnerin ideal.

Everton ka kontaktuar përfaqësuesit e Allegrit dhe pritet që bisedimet të fillojnë ditët e ardhshme.

Allegri ka fituar pesë herë rradhazi Scudetton me Juventusin, por pas dështimit që ta fitojë Ligën e Kampionëve u largua nga Zonja e Vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here