Valverde: Shpresoj të luajmë me Realin para se të përfundojë gjysma e sezonit

Barcelona dje mposhti Eibar në “Camp Nou”, me rezultat 3-0, gjë që bëri të bëhen lider të tabelës.

Valverde ka thënë se kundërshtarët kanë bërë shumë presion, por në fund është i gëzuar që kanë fituar tri pikë.

“Kanë bërë shumë presion. Duhet të mbroheshim mirë dhe të bëjmë kundërsulm të shpejtë. Të gjithë vuajnë këtu”, deklaroi ai.

Barcelona ndeshjen e radhës e ka kundër Realit, mirëpo ndeshja është shtyrë për arsye sigurie. Tekniku spanjoll shpreson që kjo ndeshje të luhet sa mëshpejtë.

“Shpresoj dhe besoj që do ta luajmë këtë ndeshje para mbarimit të gjysmës së sezonit. Shpresoj që të arrihet marrëveshja. Nuk besoj që do të jetë shumë e vështirë”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here