Eriksen drejt largimit, Tottenham ka gjetur pasuesin te Barcelona

Carles Alena mund të transferohet në Premier League.

Mesfushori i Barcelonës është pranë kalimit te Tottenhami, që e sheh si pasuesin ideal të Eriksenit, i cili do të largohet, pasi kontrata e tij skadon në përfundim të këtij sezoni. 21-vjeçari ndiqej me interes edhe nga Milan e Napoli, ndërkohë që, sipas asaj që shkruajnë mediet spanjolle, lojtari katalan ka një marrëveshje me Tottenham dhe në qershor pritet t’i bashkohet skuadrës londineze.

Carles Alena është është produkt i “La Massias”, pasi ai ka kaluar në të gjitha ekipet zinxhir të Barcelonës, derisa në vitin 2018 ai bëri debutimin me ekipin e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here