Formacionet zyrtare: Juventus kërkon fitoren ndaj Lokomotivës

Juventusi është nikoqir i Lokomotiv Moskës në ndeshjen e tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në dy xhirot e para, Zonja e Vjetër ka regjistruar një barazim dhe një fitore dhe numëron katër pikë, derisa skuadra ruse ka arritur një fitore dhe një humbje.

Trajnerët Maurizio Sarri dhe Yuri Semin i kanë gati njëmbëdhjetëshat bazë për këtë ndeshje.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bentancur; Dybala, Cristiano Ronaldo.

Formacioni startues i Lokomotiv Moskës: Guilherme; Ignatyev, Howedes, Corluka, Idowu; Murilo; Al Miranchuk, Barinov, Krychowiak, Joao Mario; Eder.

Atletico Madridi dhe Bayer Leverkuseni e kanë zhvilluar sfidën tjetër në kuadër të Grupit D.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here