Interi merr lajme të mira, dy “yjet” e Dortmundit humbasin sfidën

Mbrëmjen e nesërme, Interi do të luajë përballë Dortmundit në Ligën e Kampionëve, aty ku trepikëshi është e vetmja rrugë për zikaltrit.

Skuadra e Kontes ka dy mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje, pasi Sançez dhe Sensi nuk janë gati. Por, nga ana tjetër dy mungesat që ka Dortmundi janë edhe më të rëndësishme.

Nga sa bëhet me dije, prej mediave italiane, Rojs dhe Pako Alkaser nuk kanë udhëtuar me ekipin drejt Milanos. Edhe Shmelzer nuk mundi dot të ishte gati për këtë sfidë delikate, për gjerrmanët.

Të gjitha shpresat e sulmit tashmë “varen” te Sanço, që duhet të bëjë më të mirën, të zëvendësoj dy makineritë e golave te Dortmundi.

Kështu Interi me këto dy mungesa do ta ketë disi më të lehtë në mbrojtje përballë verdhezinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here