Sjelljet raciste ndaj Ronaldos me shokë, UEFA merr vendimin për serbët

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ka njoftuar ditën e sotme dënimin e Serbisë me 2 ndeshje pa tifozë, pas sjelljeve raciste të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Portugalisë, të zhvilluar në Beograd më 7 shtator.

Kështu, dy ndeshjet e tjera si pritëse të Serbisë, do luhen pa tifozë, për sjelljet raciste të tifozëve, ndërkohë që Federata serbe detyrohet të shfaqë në stadium mbishkrimin “#EqualGame” (#LojëeBarabartë) me logon e UEFA-s në dy ndeshjet e radhës ku është pritëse. Ndërkohë, federata është ndëshkuar edhe me 33.250 euro gjobë.

Ekipi i Serbisë renditet i treti në Grupin B me 10 pikë, nëntë pikë mbrapa Ukrainës, e cila tashmë ka fituar kualifikimin dhe është një pikë mbrapa Portugalisë, që zë vendin e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here