Po kritikohet shumë, ja çka thotë De Ligt

Matthijs de Ligt thotë se ai po injoron kritikat për përformancat e tij me Juventusin, si ajo e mbrëmshmja ndaj Lokomotiv Moskës.

Mediet italiane nuk janë impresionuar me përformancat e hershme të De Ligt për Juve, aq më shumë duke pasur parasysh statusin e tij si mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit italian.

“Unë mendoj se kam luajtur mirë: kam qenë solid dhe i qëndrueshëm dhe nuk kam bërë shumë gabime”, i tha 20-vjeçari De De Telegraaf pas fitores 2-1 të ‘Bianconeri’ kundër Lokomotiv Moskës.

“Unë thjesht duhej të bëja punën time dhe kjo po ndodhte. Lokomotiv praktikisht nuk pati asnjë goditje në gol”.

“Kam punuar më shumë në palestër te Ajax sesa këtu, kështu që është vetëm një mit [që kaloja më shumë kohë në palestër]”.

“Unë nuk jam prekur veçanërisht nga kritikat sepse nuk lexoj më shumë, për të qenë i sinqertë”, deklaroi hollandezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here