Shok te Bayerni: Pas Schules edhe ylli tjetër i skuadrës pëson lëndim të rëndë

Bayern Munchen ka marrë një tjetër lajm shumë të rëndë pas dëmtimit të Nicolas Sule.

Mbrojtësi i afruar në merkaton e verës, Lucas Hernandez është dëmtuar sërish dhe është konfirmuar se ka probleme me ligamentin e tij. Doktori Hans-Wilhelm Müller-Wohlfahrt dhe stafi i tij kanë lajmëruar se lojtari duhet t’i nënshtrohet një operimi.

Ai dëmtoi ligamentin e tij në fitoren e gjermanëve kundër Olympiacos në Greqi me rezultatin 2-3. Një triumf që lë me pasoja të rënda kampionët e Gjermanisë që tani e shohin veten pa Sulen dhe Hernandezin me shumë mundësi deri në fund të sezonit.

Javi Martinez dhe Serge Gnabry të dëmtuar po në Greqi nuk kanë dëmtime shumë të rënda dhe do të jenë të gatshëm që në ndeshjen e radhës. Hernandez krejtësisht i pafat, pasi u rikthye nga një dëmtim i rëndë, ndërsa tani sërish mbrojtësi duhet të qëndrojë rreth 6 muaj jashtë fushave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here