Lautaro: Ishte fitore e madhe, ja pse gabova te penalltia

Soccer Football - Champions League - Group F - Inter Milan v Borussia Dortmund - San Siro, Milan, Italy - October 23, 2019 Inter Milan's Lautaro Martinez misses from the penalty spot REUTERS/Alessandro Garofalo

Lautaro Martinez mund ta kishte bërë mbrëmjen e tij edhe më perfekte, por Byrki i priti një penallti, e cila u duk sikur u godit mirë nga argjentinasi, ndonëse numri 10 konfirmohet lojtari më në formë tek Interi:

“Ishte një natë emocionuese në çdo aspekt. Vinim pas një humbjeje të pamerituar kundër Barçës, pastaj humbëm edhe ndaj Juventusit në kampionat, por me Dortmundin nuk mund të gabonim kurrsesi. E vetmja mundësi që të qëndronim në garë ishin tri pikët, por jam i kënaqur jo vetëm këtë, por edhe për ndeshjen që bëra. Penalltia, pengu i mbrëmjes? Sigurisht, por ndoshta Byrki nuk do ta kishte pritur kurrë atë top, nëse nuk do të kisha ndërruar mendjen në fund mbi krahun e goditjes. Gjithsesi, më mjaftojnë edhe 3 pikët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here