Suso gjithmonë e më larg Milanit, dy klube angleze gati ta rrëmbejnë

Milani i këtij sezoni deri tani po zhgënjen pa masë tifozët e vet. Disa lojtarë nuk janë më të dëshirueshëm për ta dhe kështu= klubi duhet të nisë të gjejë një zgjidhje për ta.

Një nga ata është spanjolli Suso, i cili nuk po jep atë që pritet dhe është gati t’i thotë lamturmirë Milanit, që në muajn janar.

Siç raporton “The Sun”, Ulvs dhe Uest Hem, janë dy skuadrat që janë gati ta rrëmbejnë nga Milani.

Klauzola e lojtarit është 40 milionë euro dhe kuqezinjtë, kjo shifër do të ishte e kënaqshme nëse do të merrej. Kjo shifër do ta ndihmonte shumë klubin të përfitonte disa të ardhura dhe të vendoste balancën në financa.

Mbetet të shihet nëse spanjolli do të largohet në janar, apo do të qëndrojë në Milanelo ende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here