Bayerni ka gjetur zëvendësuesin e Schules në La Liga, gati oferta

Bayern Munchen u trondit jo pak nga dëmtimi i rëndë i Niklas Sule, i cili duket se e ka humbur sezonin tashmë.

Drejtuesit gjermanë nuk kanë kohë për të humbur dhe po mendojnë për zëvendësuesin e 24-vjeçarit.

Së fundmi, në skena ka dalë emri i spanjollit Unai Nunez. Ky i fundit aktivizohet me Athletic Bilbaon dhe sipas asaj që raportohet në mediat gjermane, Bayerni është gati të paguajë klauzolën për ta marrë 22-vjeçarin në Mynih që në muajin janar.

Unai Nunez ka një klauzolë 35 milionë euro, por duket se kjo gjë nuk do të jetë problem për Bayernin, pasi kërkon me patjetër që të ketë një lojtar të denjë për të zëvendësuar një mungesë të madhe si ajo e Sule.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here