Dy klube nga Premier League në garë për Suson

Siç raporton e përditshmja angleze Daily Mail, West Ham dhe Wolverhampton janë të interesuara për shërbimet Susos.

Spanjolli është në qendër të kritikave këtë sezon për paraqitjet e dobëta dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit nga San Siro në fund të sezonit.

Verën e kaluar u raportua se Suso do të largohet nga Milani, por me emërimin e Giampaolos spanjolli mbeti në Milano.

Mirëpo me paraqitjet që spanjolli po shfaq këtë sezon vështirë se do të mbetet te Milani edhe për një tjetër sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here