Milan në bisedime me agjentin, Rosonerët transferojnë yllin e Serie A verën e ardhshme!

Sipas raportimeve të fundit, transferimi i Rodrigo de Paul te Milani pritet të ndodhë verën e ardhshme dhe se në janar Rosonerët nuk pritet që ta transferojnë argjentinasin.

Milani ka qenë i lidhur me De Paul muajt e fundit dhe spekulimet kanë vazhduar të qarkullojnë edhe pse argjentinasi ka rinovuar me Udinesen deri në vitin 2024.

Calciomercato.com, raporton se Milani është në bisedime me agjentin e De Paul. Rosonerët nuk kanë hequr dorë nga argjentinasi, mirëpo në janar nuk pritet transferimi i tij në San Siro.

Milan do të tentojë transferimin e De Paul verën e ardhshme, ndërsa Udinese pritet ta lirojë atë pasiqë ai meriton të luajë në një klub më të madh.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here