Mourinho rikthehet tek ish-skuadra?

Ishte 18 dhjetori i vitit 2018, kur pas një humbje nga Liverpool me rezultat 3:1, drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ morën vendimin për të shkarkuar trajnerin portugez.

Që nga ajo kohë, Mourinho është lidhur me shumë skuadra, por asnjëherë nuk ka pasur diçka konkrete.

Skuadra si Lyon, Sporting Lisbonë dhe Borussia Dortmund janë përmendur si opsione për Jose Mourinhon, me këta të fundit që janë shfaqur shumë seriozisht.

Por, mediet në Spanjë raportojnë se Mourinho është duke pritur një mundësi të dytë te Real Madrid.

Ish trajneri i Interit është i bindur se shkarkimi i Zinedine Zidane do të ndodh, me ç’rast do t’i jepet rasti për të marrë për të dytën herë drejtimin e ‘Los Blancos’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here