Bombë: Juventus synon transferimin e Mbappes, zbulohen detajet…

Pas Cristiano Ronaldo, synimi është Kylian Mbappé.

Fjalimi ambicioz i Andrea Agnelli në mbledhjen e aksionarëve të klubit, të enjten, dëshira e tij për të marrë një tjetër kampion, i bën tifozët e Juventusit të ëndërrojnë deri edhe kampionin francez. Kostot e një operacioni të tillë, pa marrë parasysh të papriturat, sigurisht që janë jo pak.

Siç raportohet nga “Tuttosport”, talenti transalpin mund të bëhet goditja tjetër e shkëlqyeshme e kampionëve italianë, pas CR7. Operacioni akoma është për t’u sendërtuar, por ekziston shpresa se mund të përmbushet edhe falë disa homologëve, me emrin e Paulo Dybala ndër të parët, pavarësisht se tani nuk ka dyshime për largimin e tij nga shtëpia bardhezi.

Një operacion hipotetik për të arritur te francezi i datëlindjes 1998 do të kushtonte gjithsej 380 milionë euro midis kostos së kartonit, të paktën 180 milionë, sa ka paguar PSG te Monaco në verën e vitit 2017, dhe pagës bruto të lojtarit, prej rreth 40 milionësh në vit.

Shifra jo shumë larg nga ato të CR7, i cili ka një kosto vjetore prej 84 milionë eurosh. Mbappé do të kushtonte 76 milionë euro në vit, pikërisht i dyti, pas kampionit portugez. Por, me një ndryshim thelbësor në moshë, pasi midis të dyve janë 14 vite.

Investimi do të ishte i rëndësishëm, por me një probabilitet të lartë për t’u disbursuar, sa i përket marketingut. Mbappé nuk është akoma një “markë” si Ronaldo, i cili ka paguar për veten e tij përmes rritjes së të ardhurave te bardhezinjtë.

Tani për tani, ajo e Mbappé te bardhezinjtë është një ëndërr dhe një ambicie menaxheriale, por para së gjithash duhet të shkohet e trokitet në derën e PSG. Parizienët nuk do ta lëshojnë lehtë talentin e tyre, që tani është simbol i ekipit. Duhet pasur parasysh se edhe Florentino Perez është gati të bëjë çmenduri për ta marrë kampionin e botës në Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here