Manchester United dhe Inter në garë për yllin e Bundesligës

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Manchester United dhe Inter do të duelojnë në merkato për shërbimet e Thomas Muller.

Gjermani është i gatshëm të largohet nga Allianz Arena në janar, pasiqë këtë sezon ka luajtur vetëm tri ndeshje me Bayernin si titullarë.

E përditshmja gjermane Kicker, raporton se Inter dhe United do të duelojnë në merkaton e janarit për shërbimet e Muller.

Si United ashtu edhe Interi janë në kërkim të një sulmuesi. Nga Old Trafford u larguan Lukaku dhe Sanchez, ndërsa Conte dëshiron një zëvendësues për belgun për ta vazhduar garën në Scudetto.

Mbetet ta shohim se ku do të përfundojë Muller.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here