Real Madrid apo Barcelona? – Fabian Ruiz vendos se ku do ta vazhdojë karrierën e tij

Fabian Ruiz është njëri nga lojtarët që kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian si Real Madrid, Barcelona dhe Liverpool.

Mesfushori spanjoll po shkëlqen te Napoli dhe vështirë se pas përfundimit të sezonit do të qëndrojë në San Paolo.

Në garë për Ruiz janë  Reali, Barcelona dhe Liverpooli, por gjigantët spanjoll janë favorit para anglezëve.

Sipas raportimeve të fundit Reali mund të jetë i qetë, pasiqë Ruiz preferon kalimin në Santiago Bernabeu. Ruiz nuk dëshiron transferimin te Barcelona dhe preferon Realin.

Diario Gol, raporton se Ruiz do ta refuzonte Barcelonën për tu transferuar te Reali. Spanjolli beson se nën drejtimin e Zidane do të shkëlqente, ashtu siç është duke bërë edhe tani.

Napoli nuk dëshiron ta shesë Ruiz, por në rast se një ofertë prej 100 miliona eurove arrinë në adresën e tyre, atëherë Napoletanët janë të gatshëm ta lirojnë spanjollin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here