Jorge Mendes përsëri protagonist: Portugezi transferon De Gean te Juventusi

Siç raportojnë mediat angleze, agjenti Jorge Mendes ia ka ofruar drejtuesve të Juventusit David De Gean.

Mendes është takuar me drejtuesit e Juventusit ditën e djeshme. Për De Gean kanë shfaqur interesim disa gjigantë europian e mes tyre edhe Juventusi, ndërsa spanjolli mund të largohet përfundimisht nga Old Trafford duke pasur parasyshë lojën e dobët që po zhvillon United.

E ardhmja e De Geas mbetet e paqartë, pasiqë spanjolli nuk ka rinovuar ende me United edhe pse Djajtë e Kuq i kanë ofruar kontratë të re.

De Gea ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por rezultatet e dobëta të United mund ta shtyjnë që të ndryshojë ambient.

Spanjolli ka pranuar 10 gola në 12 ndeshje këtë sezon dhe gjendet në qendër të kritikave nga tifozët e United edhe pse vitet e kaluara ishte njëri nga lojtarët më të mirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here