Manchester United përgatit 145 milionë euro për dy yjet e Bundesligës

Manchester United nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe Djajtë e Kuq do të kenë nevojë për përforcime në merkaton e janarit.

Mediat angleze raportojnë se drejtuesit e United kanë aprovuar një buxhet prej 100 milionë stërlinave, ndërsa në shënjestrën e Djajve të Kuq janë dy yjet e Bundesligës.

Bëhet fjalë për yllin e Bayer Leverkusen Kai Havertz dhe për sulmuesin e Bayern Munich Thomas Muller.

Muller për një kohë të gjatë është në shënjestrën e United dhe tani transferimi mund të realizohet në janar, pasiqë gjermani e ka humbur vendin e titullarit në Allianz Arena.

United do ta ketë të vështirë transferimin e Havertz, i cili kërkohet nga gjigantët e tjerë europian.

Mediat angleze raportojnë se United është i gatshëm të shpenzojë 145 milionë euro për dyshen gjermane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here