Perez ka gati 120 milionë euro për dy lojtarët e Serisë A

Real Madridi afroi shumë lojtarë në merkaton e verës, por përsëri rezultatet nuk janë ato që prisnin të gjithë.

Drejtuesit madrilenë nuk janë të kënaqur me formën që ekipi po tregon, dhe kanë filluar të mendojnë për merkatot e ardhshme. Perez po mendon të afrojë edhe dy lojtarë të tjerë në skuadër, në mënyrë që ekipi të jetë konkurrues si më parë.

Sipas asaj që shkruan spanjollja “Diario”, Reali është gati të ofrojë 120 milionë euro, për të bindur Napolin të lërë të lirë, Kulibali dhe Fabian Ruiz.

Të dy futbollistët pëlqehen shumë nga spanjollët, por është e vështirë që të kaltrit të pranojnë një ofertë kaq të ulët për të dy lojtarët, duke ditur që vetëm për mbrojtësin senegalez, De Laurentis është shprehur se nuk heq dorë nga shërbimet e tij, poshtë shumës së 100 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here