United rikthehet te fitorja, Arsenal zhgënjen përsëri

Manchester Unitedi ka shënuar fitore në udhëtim te Norwich City me rezultat 1-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur t’i kthehen fitores pas tri ndeshjeve pa e ditur këtë ndeshjes, pasi kanë triumfuar me lehtësi ndaj Norwichit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të Unitedit, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola. Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Scott McTominay (21′), i cili shënoi një gol të bukur për 0-1, ndërsa Marcus Rashford (30′) shënoi për 0-2.

Përveç kësaj, Unitedi në këtë pjesë humbi edhe dy penallti me anë të Rashford (28′) dhe Anthony Martial (43′).Në pjesën e dytë, përsëri ishte klubi nga Old Trafford që krijoi më shumë dhe provonte golin e tretë, të cilin e gjeti, ndërsa edhe vendasit shënuan një.

Në minutën e 73-të ishte Martial, i cili shënoi për 0-3, ndërsa Onel Hernandez (88′) vulosi rezultatin përfundimtar 1-3. Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh vetën në pozitën e shtatë me 13 pikë, ndërsa Norwichi renditet i 19-ti me shtatë pikë. Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq udhëtojnë të Bournemouthi, teksa Norwichi udhëton te Brightoni.

Arsenali ka dështuar të shënojë fitore kundër Crystal Palace (2-2) në takimin e zhvilluar në Emirates Stadium, përkundër se pati avantazh të dyfishtë.

Vendasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e shtatë me golin e Sokratis Papastathopoulos, i cili u asistua me kokë nga Granit Xhaka. Topçinjtë e dyfishuan shumë shpejt rezultatin (9′), pasi David Luiz realizoi duke u asistuar nga Alexandre Lacazette.

Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan. Luka Milivojevic e ngushtoi rezultatin nga pika e bardhë (31′) dhe me rezultat 2-1 u mbyll pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, Jordan Ayew i nivelizoi shifrat (52′) duke e shënuar golin e barazimit për vizitorët. Sokratis e futi edhe një herë topin në rrjetë në minutën e 84, por goli u anulua pas konsultimit të VAR-it, ashtu që nikoqirët u mjaftuan me një pikë nga ky takim.

Pas këtij barazimi, Arsenali dhe Crystal Palace i kanë ruajtur pozitat respektive, pesë dhe gjashtë, në tabelën e Ligës Premier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here